59 për qind e qytetarëve mbështesin “Ballkanin e Hapur”, qeveria shqiptare publikon rezultatet e …

0
59 për qind e qytetarëve mbështesin “Ballkanin e Hapur”, qeveria shqiptare publikon rezultatet e …
Gjigandi

Qeveria shqiptare ka publikuar sot të dhënat e një anketimi të njohur si procesi i Këshillimit Kombëtar.

Sipas rezultatit të nisur dhe publikuar nga qeveria, 59 për qind qytetarëve shqiptarë (303,018) mendojnë se nisma “Ballkani i Hapur” i sjell përfitime vendit.

Shifrat u publikuan në konferencë për mediat në prani të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas të dhënave, 26 për qind e të anketuarve (134,879) janë shprehur se kjo nismë nuk sjell përfitime për Shqipërinë, teksa 15 për qind (79,666) nuk kanë patur një përgjigje lidhur me këtë pyetje.

Nga të dhënat e zbuluara nga kreu i qeverisë rezulton se mbi 500 mijë shqiptarë kanë dhënë mendimin e tyre për pyetësorin.

RonaTyra

Në lidhje me këtë rezultat Rama tha se “Ballkani i Hapur” mbron interesat e Shqipërisë dhe jo të Serbisë.

“”Ballkani i Hapur” nuk mbron interesat e Serbisë, mbron interesat tona, dhe natyrisht Serbia mbron interesat e veta dhe gjithkush tjetër mbron të tijat, nuk diskutohet”, tha kreu i qeverisë.

Rama nënvizoi se Serbia është shtet fqinj që do të jetë aty gjithmonë, ndaj është e nevojshme që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore.

Sipas tij, nisma e ‘Ballkanit të Hapur’ është edhe në interes të Kosovës, megjithëse tha se nuk dëshiron t’i japë mend apo këshilla të pa kërkuara Prishtinës zyrtare. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu