Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bën përgjegjës qeverinë për rritjen e çmimit të burimeve të energjisë.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama si një person që ndodhet kundër shqiptarëve.
“Çmimi i karburantit në stratosferë, çmimi rritet sipas qejfit të një tregu që në rastin më të mirë është oligopol.
Çmimet rriten sapo degjohet që do rriten në bursëm ndërkohë kur çmimet ne tregjet nderkombetare ulen nuk ka reflektim. Qeveria është përgjegjëse pêr thuajse 120 lek për litër taksa/tarifa/koncensione po aq sa për krijim të tregut thuajse monopol! Edi Rama si gjithmonë nuk është kurrë në anën e shqiptarëve!
Mbështes çdo formë reagimi qytetar përballë zhvatjes që po i bëhet financave të tyre!”