Çmimet e pijeve alkoolike rriten 5-30% nga shtrenjtimi i akcizës, energjisë dhe ambalazhimit

0
Çmimet e pijeve alkoolike rriten 5-30% nga shtrenjtimi i akcizës, energjisë dhe ambalazhimit
Gjigandi

Nga 1 janari 2022 çmimet e pijeve alkoolike vendase dhe të importit u shtrenjtuan nga 5 deri 30%. Rritja më e lartë ishte te pijet alkoolike vendase. Prodhuesit pohojnë se arsyet e shtrenjtimit janë nga rritja e çmimit të energjisë dhe të materialeve ambalazhuese në tregjet e huaja. Ndërsa importuesit thonë se ndikimi është nga shtrenjtimi i pijeve alkoolike nga kompanitë e huaja, tarifat e transportit dhe rritja e akcizës 3% nga 1 janari 2022.

Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar dhjetorin e vitit të kaluar, kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga 1 janari ka rritur çmimet e pijeve alkoolike 30% më shumë se vjet. Drejtori i Përgjithshëm i kantinës Denis Zhilla thotë se arsyet e rritjes të çmimeve janë shtrenjtimi i energjisë, karburantit, i qelqit, plastikës dhe materialeve të tjera të ambalazhimit.

“Çmimi i qelqit është rritur 20% më shumë se 2020, materialet e kartonit dhe letrës janë shtrenjtuar 15%, tapa dhe plastika 10%. Shqetësuese është edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 15 lekë/kwh në 41 lekë (me TVSH). Për të zbutur rritjen e kostove të prodhimit do të ishte e domosdoshme që nga qeveria të subvencohej tarifa e shtuar e çmimit të energjisë”,

pohon z. Zhilla.

Më herët edhe nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkuan kompensim për rritjen e çmimit të energjisë për prodhuesit e industrisë ushqimore të lidhur në tensionin nga 35 deri 110 kilovat. Rritja e çmimeve ka ndikuar te rënia shitjeve. Për periudhën janar-shkurt shitjet e kompanisë janë tkurrur 35% krahasuar me vjet. Operatorë të tjerë të tregut pohojnë se kjo situatë do të rrisë informalitetin e tregtimit të pijeve alkoolike në vend. Informaliteti, sidomos i tregtimit të rakisë, vijon të jetë problem për kompanitë e licencuara. Për shkak të stokut të krijuar vjet dhe informalitetit kantina e pijeve “Skënderbeu” këtë vit e nisi prodhimin me 20% se 2021.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu