Çmimet e larta mbyllin bizneset në Shqipëri

0
Çmimet e larta mbyllin bizneset në Shqipëri
Gjigandi

Bizneset në Shqipëri janë duke kaluar një krizë prej rritjes së çmimeve.

Në një vëzhgim në disa nga zonat kryesore të Tiranës si Vasil Shanto, Myslym Shyri, Mine Peza, Don Bosko, Stacioni i Trenit, ku disa biznese kanë mbyllur dyert. Ngjitur kanë letra ku shkruhet “malli likujdohet” apo “biznesi shitet”.

Për të pasur një panoramë më të qartë të situatës, Euronews Albania iu drejtua Qendrës Kombëtare të Biznesit që na vuri në dispozicion të dhënat e sakta.

Sipas QKB-së, rritja e çmimeve nisi të ndikonte te bizneset që prej qershorit të vitit të kaluar. Nga ai moment e deri në dhjetor të vitit të shkuar janë çregjistruar 3,228 biznese.

Ndërsa në dy muajt e parë të vitit janë çregjistruar 924 biznese. Pra, sipas llogarive rritja e çmimeve po çon në çregjistrimin e rreth 15 bizneseve çdo ditë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu