Kryen vepra penale të ndryshme, arrestohen 4 persona

0
Kryen vepra penale të ndryshme, arrestohen 4 persona
Gjigandi

Policia e Shtetit bën më dije se gjatë ditës së djeshme në disa qytet të Shqipërisë janë arrestuar dhe proceduar penalisht disa persona për arsye të ndryshme.

Në Mallakastër është proceduar penalisht një shtetas me inicialet Gj.Sh 36-vjeç pasi dyshohet se ndezi një zjarr me qëllim hapjen e kullotave. Në Divjakë është arrestuar në flagrancë shtetasi L.Xh 48 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi B. D., 21 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në Kishë.

Në Lushnjë është arrestuar në flagrancë shtetasja me inicialet M.G 51-vjeç pasi vodhi një celular në një lokal. Në Fier gjithashtu është arrestuar një shtetase më inicialet A. B., 38 vjeçe, e cila u përfshi në një aksident teksa po ngiste makinën nën ndikim e alkoolit.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier, se bashkëshorti i saj, shtetasi J. P., 42 vjeç, është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu