Çka po ndodh në Kuvendin Komunal të Dragashit!

0
Çka po ndodh në Kuvendin Komunal të Dragashit!
Gjigandi

U lidh koalicioni LDK-LVV para se të votohej në balotazh, pastaj fitoi kandidati Bexhet Xheladini, më pas u bë emërimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal, sipas marrëveshjes nga radhët e LVV-së Uran Halimi.

Por emërimi i drejtorit të DKA-së nga radhët e LDK-së, bëri që koalicioni të prishje, pastaj u bënë edhe emërime tjera, radha i erdhi edhe kryesuesit të Kuvendit Komunal për ta shkarkuar, për këtë 14 asamblistët paraqiten peticioni për seancë të jashtëzakonshme me rend dite; dhënia e betimit të një asamblisti, shkarkimi i kryesuesit të LVV dhe emërimi i kryesuesit të ri nga radhët e LDK-së, por rendi i ditës nuk u miratua ngase numri i votave ishte 13:13-të.

Meqenëse ky është rasti i parë i shkarkimit të një kryesuesi që ndodh në Dragash, kjo situatë po përcillet më e vështirësi dhe e paqartësi rreth emërimit të kryesuesit të ri, ngase sipas një praktike që ka ndjekur deri me tani LDK-ja, emërimet i ka bërë me persona që kanë marrë me shumë vota në zgjedhjet lokale, të cilët janë emëruar edhe në pozita udhëheqëse, ku i pari është emëruar drejtor drejtorie, i dyti nënkryetar, tani i tretë në listë është Samdin Xheladini me 450 vota (aq sa 2 asamblist të partive tjera), i cili ka një bagazh të pasur politikë ngase në të gjitha legjislaturat ka qenë asamblist më i votuari i LDK-së, se a do të zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Dragash Samidin Xheladini, pritet të shihet në seancën e ardhshme.

Po të respektohet ose kërkohej emërimi nga radhët e gjinisë femërorë, atëherë pa diskutim duhet të jetë Arjeta Qafleshi-Skeraj, e cila si Samidin Xheladini edhe Arjeta ishte me e votuara dhe ka një përvojë politike dhjetëra vjeçare.

Por në politikë gjithçka mund të ndodh!

RonaTyra

Çka po ndodh në Kuvendin Komunal të Dragashit!

Samidin Xheladini

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu