Avokati Asdren Bytyqi ka folur për pasojat e mundshme nga greva e shërbyesve të administratës në sistemin e drejtësisë.
“Pasojat janë të shumëfishta dhe në shumë drejtime, dështon projeksioni për shqyrtimin e lëndëve në afatet e parapara, rrezikohet humbja e afateve që mund të shkaktojë dëme të mëdha për drejtësinë dhe institucionet, mund të ketë rrezikim të drejtave pasurore dhe ekonomike të palëve. Ndaj bizneseve edhe ndaj vet sistemit të drejtësisë, sepse do të akumulohet një numër i lëndëve
“,ka thënë Bytyqi.
Në Sytë Shtatë, ai ka theksuar se është java e tretë që kjo grevë është duke ndodhur, pasi kërkohet rritja e pagave ndaj këtyre zyrtarëve.
“Kjo situatë është një gjendje e dëmshme për shtetin dhe institucionet e drejtësisë. Administrata ka rol të rëndsishëm nëpër të gjitha proceset në sistemin e drejtësisë edhe në punët gjykatave dhe të prokurorisë. Puna e prokurorëve dhe gjykatësve është e mangët dhe pamjaftueshme pa ndihmën e adminsitratës, ata i kryejnë të gjitha punët që nuk i kryejnë gjyqtarët dhe prokurorë
t”, ka thënë Bytyqi.