Chromebook tani do t’ua bëjë të ditur nëse kabllo USB-C është kualitative apo jo

0
Chromebook tani do t’ua bëjë të ditur nëse kabllo USB-C është kualitative apo jo
Gjigandi

Përditësimi më i ri i Google Chromebook ka shtuar një veçori e cila u tregon përdoruesve se kur USB-C që ata e përdorin ka funksion të limituar.

Kabllot USB-C kanë mundësi të ndryshme përdorimi, që nga rimbushja e baterive e deri tek transferimi i të dhënave të ndryshme.

Por siç duket kjo veçori e re në Chromebook do jetë një “vegël” e cila ju ndihmon ta dini se a është mjaftueshëm e mire kabllo të cilën e përdorni.

“Chromebook do t’ju tregoj se kur kabllo USB-C të cilën po e përdorni nuk mund të shfaqë diçka ose nuk është e duhura për laptopin tuaj”,

shkruan Google në një postim.

RonaTyra

“Gjithashtu do merrni mesazh se nëse kabllo e cila po e përdor nuk mbështet përdorimin e shpejtë të USB 4/Thunderbolt 3, veçori të cilat laptopi Chromebook zakonisht i mbështet

“, përfundon shkrimi.

Veçoria e re do vijë tek laptopët Chromebook të gjeneratave 11 dhe 12 Intel Core CPU, gjenerata të cilat mbështesin USB 4 dhe Thunderbolt, gjithnjë sipas shkrimit të Google, ku ndër të tjera thanë: “pajisje të reja do dalin ndërkohë”.

Google janë të vetëdijshëm në lidhje me sfidat që vijnë nga kabllot USB-C, veçanërisht punëtori i kësaj kompanie Benson Leung, i cili duke bërë testime me kabllot USB-C e prishi laptopin e tij Chromebook Pixel.

Në ndërkohë, situata është rregulluar që atëherë, por që ende është e vështirë për ta ditur se cila kabllo USB-C është e mirë e cila jo, dhe që kjo veçori që Google e shtoi në laptopët e saj Chromebook, u mirëprit nga të gjithë, dhe pikërisht për këtë duhet falënderuar Benson dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu