Mbrojtësi Giorgio Chiellini ka dhënë një intervistë për “Sportweek”, ku ka zbuluar se donte të tërhiqej nga kombëtarja italiane qysh në vitin 2018. Pra, nëse dikush nuk do t’ia kishte mbushur mendjen për të kundërtën veteranit bardhezi, nuk do të bëhej pjesë e suksesit, fitimit të “Euro 2020”.
Këto janë fjalët e tij, teksa sapo ka zyrtarizuar largimin nga Juventusi (pas 17 vitesh) dhe kombëtarja axurre: “Kam pasur fatin të luaja me të gjitha kombëtaret, të rinjtë, që nga mosha U-15 e këndej. Kjo është fanella e vetme që bashkon të gjithë vendin, shkon përtej çdo klubi.
Pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin 2018 isha aq i shkatërruar sa doja t’i thoja lamtumirë kombëtares. Oriali më bëri të mendohem dhe pastaj vendosa të vazhdoj. Momenti më emocionues i Kampionatit Evropian? Rruga nga autobusi për në stadium. Sirigu më shkroi fjalë që më bënë të qaja”.
Giorgio Chiellini dhe Los Angeles FC kanë mbyllur marrëveshjen për kalimin në MLS të tashmë ish-kapitenit të kombëtares italiane. Në orët e fundit, raporton ‘Sky’, janë përcaktuar edhe detajet e fundit të kontratës dhe në këtë pikë mungon vetëm firma. I lindur në vitin 1984, mbrojtësi italian do ta mbyllë karrierën në Kaliforni.