Chelsea – Manchester City, formacionet e mundshme

0
Gjigandi

Kampionati anglez vjen me një supersfidë mbrëmjen e sotme ku Chelsea i Franckie Lampard do të presë në “Stamford Bridge” kampionët në fuqi të Manchester City-t.

Të dy skuadrat janë në një formë mjaft të mirë në këtë periudhë të rikthimit pas pandemisë dhe sfida pritet të jetë interesante, pasi të besuarit e Pep Guardiolës do të provojnë t’ia shtyjnë sërish festën e titullit Liverpoolit të Jurgen Klopp.

Nga ana tjetër objektivi i “bluve” të Londrës është një vend në zonën Champions, ku gara është bërë mjaft e ashpër, pasi edhe Manchester United e Tottenham po vazhdojnë ngritjen në renditje, ndaj fitorja do të ishte mënyra më e mirë për të konsoliduar pozitat.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet e mundshme të këtij derbi:

Chelsea: (4-3-3): Kepa; Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Alonso; Kante, Jorginho, Kovacic; Willian, Giroud, Pulisic

RonaTyra

Manchester City: (4-3-3): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Mendy; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Jesus, Sterling.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu