Një atentat me një të vrarë ka ndodhur në lagjen Kiras të Shkodrës gjatë ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur pranë ish shkollës veterinare. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
U mësua se viktimë e atentatit të sotëm është 58-vjeçari Ismet Çekorja. Pak ditë më parë, ai doli në një deklaratë për mediat, ku tha se djali i tij Bajrami nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht.
Sipas tij, kjo bëhej pasi janë bërë bashkë një grup banditësh së bashku me njerëz me pushtet që duan ta mbajnë në burg, pasi e kanë frikë. Arsyen, se përse e kanë frikë, nuk e bëri me dije, por shtoi se sa herë ndodh një ngjarje kriminale, ai me familjen thirren gjithnjë në polici