Çfarë po kërkojnë? RENEA dhe BKH mësyjnë në vilën e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja

0
Gjigandi

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe forcat RENEA, kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Aksioni i befasishëm është zhvilluar ende pa zbardhur dita, në fshatin Zezë të zonës së Niklës.

Me anë të një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëshuar në sekret të plotë, më datë 17 janar 2023, pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore, i cili ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në blogu e tij ‘Xhungël’, gazetari Artan Hoxha raporton se “Objektiv i këtij aksioni, ka qenë gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30-vjeç, banor i njesisë administrative Nikël në zonën e Fushë-Krujës. Po ashtu është ushtruar kontroll i banesës së tij në fshatin Zezë, sëbashku me automjetin, të cilin ai ka në perdorim. Qëllimi i kontrollit të banesës dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rëndësi për hetimin qëpo kryen SPAK”.

Hetuesit e BKH-së, të mbështetur nga grupet e depërtimit të repartit special RENEA, kanë mbyllur në rrethim në orët e para të së enjtes, vilën 3 katëshe në fshatin Nikël. Më pas, në zbatim të vendimit te Gjykatës Speciale, kanë hyrë në ambientet e brendeshme duke ushtruar kontroll të hollësishëm ndaj çdo personi që gjendej aty. Agjentët e BKH-së, kanë bastisur në mënyrë të imtësishme çdo ambient te vilës, për të gjetur materiale apo prova në lidhje me hetimin.

RonaTyra

Në vendimin e gjykatës speciale, vila 3 katëshe sëbashku me hapësirën përreth saj, e rrethuar nga një mur i lartë mbrojtës dhe e pajisur me sistem sigurie me kamera, është përcaktuar si objekt në pronësi dhe në perdorim të shtetasit Ramazan Rraja.

Hetuesit e BKH-së, kanë mbetur të befasuar, kur në banesë në vend të personit që kërkonin, kanë gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste dhe familjen e tij. Deputeti i PS-së, u ka komunikuar agjentëve të BKH-së, se në banesë gjendet vetëm familja e tij. Ndërsa nipi i tij, Ramazan Rraja, ka kohë që jeton në kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentët e BKH-së të ushtrojnë kontroll në çdo cep të godinës pavarësisht faktit se aty gjendej vetëm deputeti i PS-së dhe familja e tij.

Pas më shumë se dy orësh, agjentët e BKH-së dhe trupat speciale RENEA, kanë përfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin që kërkonin dhe as mjete të kundraligjshme. Një burim nga SPAK, konfirmoi për ‘Xhungel’ se “aksioni i sotëm i BKH dhe RENEA, është zhvilluar në vijim të hetimit për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jetën shoferi i Ndojit, Andi Maloku”.

Ramazan Rraja, për herë të fundit u shpall në kërkim policor pas atentatit të ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Sipas gazetarit Hoxha, në atë kohë Ramazan Rraja ndodhej jashtë vendit. Ai u shoqërua nga policia e Fushë-Krujës mesditën e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e Fly Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rraja dha deklarime në lidhje me hetimin e masakrës se 17 korrikut, në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe pasi provoi se ditën e ngjarjes, ndodhej jashtë territorit te Shqipërisë, u la i lirë disa orë më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu