Celine Dion përjashtohet nga lista e këngëtarëve të Rolling Stone

0
Gjigandi

Celine Dion është përjashtuar nga lista e 200 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Rolling Stone.

E publikuar në ditën e Vitit të Ri, lista varion nga Aretha Franklin te Rosalía dhe artistë të tjerë të njohur. Por disa në mediat sociale po bëjnë thirrje për atë që ata e konsiderojnë si një gabim të Titanikut – mungesën e Dion në listë.

“Me gjithë respektin, të mos përfshish Celine Dion, padyshim teknikja më e mirë vokale e të gjitha kohërave, në këtë listë është tradhti,” shkroi në Twitter producenti Jamie Lambert. Gjithashtu pati ankesa edhe për mungesën në listë të emrave si; Dionne Warwick, Diana Ross dhe Sting.

“Para se të filloni të komentoni, mbani në mend se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj. Nuk është lista e zërave më të mëdhenj,” vihet re në artikull. “Talenti është mbresëlënës; gjenialiteti është i jashtëzakonshëm.”

Dion së fundmi njoftoi se do të shtyjë disa data të turneut në Evropë. Lajmi vjen pasi u diagnostikua me një çrregullim neurologjik që nuk e lejon atë “të këndojë ashtu siç jam mësuar”. Gjendja që ka, sindroma e personit të ngurtë, është “një sindromë e rrallë, progresive. Ajo prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore”, sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu