(Foto) Kush është djali që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën Beniada Nishanit? Çifti në një dalje publike së bashku

0
Gjigandi

Modelja e njohur Benida Nishani, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë eksperiencës së saj në ‘Big Brother Vip’, po jeton një histori dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.

Modelja dhe futbollisti duket se janë njohur bashkë në programin ku ajo u bë pjesë pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Procesi sportiv”.

Ditën e sotme ‘Panorama Plus’ ka publikuar edhe një foto të çiftit ku shfaqen për herë të parë në një dalje publike bashkë më premierën e filmit ‘Sofia’ me regjisor Eduart Grishajn, duke konfirmuar edhe lidhjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu