BBV/ Mbërrin zarfi i zi për Luizin dhe Efin

0
Gjigandi

Që prej 24 dhjetorit ka nisur Big Brother Vip Albania ku mes shumë personazheve ka patur disa prej tyre që kanë spikatur.

Një ndër ta është edhe këngëtari Luiz Ejlli. Ndërkohë javën e kaluar u futën sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, 4 ish banorë, mes tyre edhe Efi, e cila i kërkoi DeaMishel që të dilnin kokë më kokë në nominim.

Këtë kërkesë e ka bërë shpesh edhe Luizi me disa nga banorët.

Për këtë arsye “Vëllai i Madh” ka dërguar sot një zarf të zi ku i paralajmëron banorët për të mos e bërë më një gjë të tillë ose në të kundërt të largohen nga loja.

Në zarf thuhet se Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes kanë ftuar banorët për të thyer rregullat e Vëllait të Madh si dhe kanë bërë presion psikologjik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu