Rikthehet “Shrek”, gati seria e 5-të e filmit të animuar

0
Gjigandi

Me siguri s’ka mbetur askush pa parë qoftë edhe një herë gjatë fëmijërisë filmat e animuar të “Shrek”.

Lajm i mirë vjen për të gjithë fansat! Shrek po rikthehet me serinë e pestë të filmit dhe kësaj here fokusi do të jetë diku tjetër: Pikërisht në personazhin e Gomarit!

Vetë themeluesi dhe CEO i Illumination, Chris Meledandri, ka konfirmuar së fundmi se “Shrek 5” është duke u rikthyer dhe këtë herë do t’i kushtohet personazhit të Gomarit.

“Ne presim që kasti të kthehet. Bisedimet po fillojnë tani dhe çdo tregues që kemi marrë është se ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga aktorët për t’u rikthyer,”-tha Meledandri.

“Gomari është më qesharak se Maçoku me çizme. Dua të them, unë e dua Maçokun me çizme, por ai nuk është qesharak si Gomari”,- vijoi ai.

RonaTyra

Filmi i animuar “Shrek” i përket vitit 2001, i drejtuar nga Andrew Adamson dhe Vicky Jenson, i bazuar në librin e vitit 1990 me të njëjtin emër nga William Steig.

Ai u vlerësua gjerësisht nga kritikët për animacionin e tij, interpretimet vokale, skenari dhe humori, të cilat kritikët vunë re se u bënë thirrje të rriturve dhe fëmijëve në të njëjtën kohë.

“New York Times” e vendosi filmin në listën e 1000 filmave më të mëdhenj ndonjëherë dhe në vitin 2020 u zgjodh për t’u ruajtur në Regjistrin Kombëtar të Filmit të Bibliotekës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu