​Çeku iu drejtohet federatave: Merreni me seriozitet procesin rilicensimit, do të ketë zero kompr…

0
​Çeku iu drejtohet federatave: Merreni me seriozitet procesin rilicensimit, do të ketë zero kompr…
Gjigandi

Viti 2021 është cilësuar vit shumë i suksesshëm përkundër sfidave të mëdha që janë paraqitur kryesisht për shkak të pandemisë Covid-19.

Kështu e ka cilësuar vitin e kaluar Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi në fjalën e tij hyrëse në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës për vitin që kemi lënë pas.

Ai tha se suksesi më i madh i arritur ishte ai në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ku vashat e xhudos rrëmbyen dy medlaje të arta.

Krasniqi: Vitit 2021 ishte shumë i suksesshëm për sportin e Kosovës

“Padyshim se suksesi madhështor u arrit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020″, ku me 11 sportistë, prej tyre gjashtë me normë olimpike arritëm të kthehemi me dy medalje të arta te fituara me xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, triumf ky për të cilin merita të mëdha pati trajneri më i mirë në botë në xhudo Driton Kuka.Pas kthimit nga Japonia, ku zëmë vendin e 42-të nga 206 ekipe, për kampionët olimpik dhe pjesëmarrësit tjerë ndamë premio në vlerë totale prej 30 mijë eurosh”,

RonaTyra

tha Krasniqi.

Si një vit të vshtirë dhe me shumë sfida, 2021-tën e ka cilësuar edhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, por që sipas tij, përkushtimi ndaj sportit nga ana e kësaj ministrie nuk ka munguar.

Çeku: Viti i parë i qeverisjes në sport ishte me shumë sfida

“Viti ynë i parë në qeverisjen e sportit ka qenë mjaftë sfidues por përkushtimi ynë ka qenë i plotë. Kemi qenë radikalisht të hapur dhe transparent me të gjithë ju, iu kemi dëgjuar me shumë kujdes dhe vëmendje. Përkundër pandemisë dhe krizës buxhetore e financiare i kemi shtyrë limitet për mbështetje financiare për federatat. Me sygjerimin e komunitetit ka nisur hartimi i strategjisë shtetërore për zhvillimin e sportit, rishikimi i ligjit për sportin, programet e rëndësisë shtetërore, masivizimi i sportit, sporti shkollor, Kosova Judo Nation dhe të tjerë”,

ka thënë Çeku.

Ai ka folur për rritjen e financave për të gjitha kategoritë e federatave si dhe ka premtuar gjithashtu se do të ketë edhe mjete të tjera shtesë për të gjitha federatat gjatë këtij viti varësisht nga programet e tyre te veçanta.

Çeku: Në këtë vit do të rritet mbështetja financiare për federatat

“Mbështetja vjetore për federatat për vitin 2022 do të ketë rritje të konsiderueshme. Koeficiontet për këtë vit janë kategoria A për sporte kolektive nga 2000 në 2200 euro, kategoria A për individuale nga 1200 në 2200, kategoria B nga 900 në 1500, kategoria C nga 300 në 1200 dhe kategoria D nga 500 në 1000 euro. Gjithashtu rritje subtancioale do të ketë edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe kjo nuk është mbështetja e vetme pasi ky është financimi i garantuar vjetor për ju, gjatë vitit do të shtojmë buxhet për programe dhe projekte të veçanta të federatave”,

theksoi më tutje i pari i MKRS-së.

Në fund, i pari i MKRS-së u ka bërë thirrje të gjitha federatave që të punojnë me seriozitet maksimal me theks të veçantë në procesin e licensimit të federatave duke thënë se nuk do të këtë ansjë kompromis apo lëshim në këtë proces.

Çeku: Procesi i rilicensimit të federatave po bëhet me seriozitet të madh

“I kemi bërë dhe po i bëjmë të gjitha sipas kërkesave dhe sipas sygjerimeve që i kemi marrë nga ju. Në radhë është infrastruktura fizike sportive edhe aty bashkarisht do t’ia dalim. Dhe të gjitha këto po i bëjmë bashkë dhe besoj deri tani e keni kuptuar që e kemi seriozisht dhe sportin e duam të zhvilluar sepse punojmë për fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës, për shëndetin dhe prosperitetin e tyre. Pra ne po e bëjmë pjesën tonë dhe të njëjtën po e kërkojmë edhe nga ju. Fjala më reprezentative e pritjeve tona nga ju është integriteti. Natyrisht ne edhe po punojmë për këtë gjë, kjo nuk është vetëm kërkesë e jona nga ju. Brenda pak ditësh hyn në fuqi udhëzimi administrativ për licensimin dhe rilicensimin e federatave të sportit. Ne po e trajtojmë më prioritetin dhe seriozitetin më të lartë këtë proces, ju lutem merreni shumë seriozisht edhe ju. Do të bëjmë zero kompromise, zero lëshime në këtë proces”,

tha në fund Çeku.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut është duke vazhduar, por pa praninë e mediave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu