Ceka përplaset me Sgarbin: Shko në Korfuz dhe thuaj që është qytet ilir dhe do ta shikosh

0
Gjigandi

Kritiku italian Vittori Sgarbi është përballur sot me arkeologun Neritan Ceka. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Sgarbi dhe Ceka kanë debatuar rreth deklaratës së kritikut italian se Bylisi është qytet grek.

Debati:
Sgarbi: Unë nuk bëj polemikë me ju, ju po bëni polemikë me mua. Unë për deklaratat e mia po referohen në autorë të tjerë. Pse jeni kaq tolerantë dhe keni qenë dhe ambasador? Se i thatë dhe zonjës që mos u bëni si Sgarbi.
Ceka: Cilit autor?
Sgarbi: Sa për makinat me xhamat e zinj mi ka dërguar kryeministri, ikni dhe kërkojini atij llogari. Unë jam shumë i sjellshëm dhe kam kërkuar vetë të shkojë në Bylis, unë e mora kryetarin e Bashkisë së Vlorës.
Vasili: Zoti Sgarbi, nuk kemi thënë se ti ke bërë polemika…
Sgarbi: Unë nuk vij më në Shqipëri, nëse ju nuk doni polemike dhe krijoni polemika nuk vij më aty. Unë erdha për vajzën time dhe për miqësinë me Ramën, do shkoj në Korfuz.
Ceka: Ik në Korfuz dhe thuaj se ata janë ilir dhe do shikosh…
Sgarbi: Unë nuk dua polemika, unë them atë që është.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu