Komisioni i Ligjeve ka nisr me debate të forta këtë të mërkurë, ku drejtuesja Klotilda Bushka ka ndërprerë me 3 minuta seancën, pas debatit me Enkelejd Alibeajn.
Në këtë mbloedhje është diskutuar në lidhje me aktin normativ të qeverisë “Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””.
Lidhur me këtë Alibeaj ëstë shprehur kundër, ndërsa Bushka i akuzoi kolegët e saj si të pasjellshëm, duke qenë se në momentin kur ajo po drejtonte seancën kishte replika nga ana e tyre.
Pjesë nga dialogu:
Bushka: Shkoni shihni rajonin, se sa i kanë taksat, pse nuk ju pëlqen juve fakti që ne kemi indeksuar pensionet, kemi rimbursuar naftën për fermerët, lërini këto retorikat politike, se na kanë vlerësuar qytetarët, kur ju kanë lënë juve në opozitë dhe ne na kanë besuar përgjegjësitë. Na vlerësojnë qytetarët. Kalojmë në votim. 9 pro, opozita kundër, atëherë miratohet ky akt normativ.
Alibeaj: Na lini të shpjegojmë qëndrimin tonë
Bushka: Jo nuk keni të drejtë vote, se kur flasim ne ju çoheni në këmbë sikur jeni në pyll, nuk keni të drejtë fjale se kjo pikë e rendit të ditës mbaroi, ndërkohë që kur ju flisni ne ju respektojmë. Ju thoni marrina dhe askush nuk ju ndërpret.