Burri kapet në flagrancë duke dhunuar gruan e tij

0
Burri kapet në flagrancë duke dhunuar gruan e tij
Gjigandi

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur një flagrancë duke dhunuar bashkëshorten e tij.

Në pranga nga rënë shtetasi me iniciale F. H., banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë, në raste të veçanta, për ushtrim dhune.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

RonaTyra

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi H. K., 57 vjeç, banues në Patos, pasi ka kërcënuar me fjalë kunatën e tij e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. L., pasi ka shkuar në banesën e ish bashkëshortit të saj, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.

U procedua penalisht shtetasi Xh. F., 53 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin E. I., 37 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu