Buffon bëhet qesharak 44 vjeç, kjo gafë foshnjarake ia njollos keq karrierën (video)

0
Buffon bëhet qesharak 44 vjeç, kjo gafë foshnjarake ia njollos keq karrierën (video)
Gjigandi

Gabim i pabesueshëm për Gianluigi Buffon në Perugia-Parma. Në minutën e 7-të të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Renato Curi”, ish-portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane, kapiteni i verdhebluve, tentoi ta zbuste topin që po iu drejtohej këmbëve të tij nga pasimi pas i Oosterwolde.

Këtu bëri gafën e madhe, sepse topi i kaloi poshtë këmbëve, doli huq në mënyrën më foshnjarake. Buffon u përpoq të kompensonte gabimin e tij, por ishte vonë, sepse Olivieri i Perugia përfitoi nga okazioni i bujshëm për të shënuar golin e rezultatit 2-0 me portën bosh.

Perugia nënshkroi kështu dyfishimin e rezultatit, pasi goli i parë erdhi në minutën e 5-të përmes një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Burrai, ku ish-portieri i Juventusit u hodh në planzhon, por pa e arritur dot topin.

Me këtë rast, Gianluigi Buffon mbeti i shtangur në fytyrë, pas një gafe që po konsiderohet më e keqja në karrierën e tij të gjatë. Një sinjal se 44 vitet mbi supe nuk janë një shaka për të, edhe pse mbron portën e Parmës në Serie B.

Kujtojmë se skuadra e tij, Parma është mbërthyer në mes të tabelës së renditjes dhe e ka humbur çdo mundësi ngjitjejej në Serie A përmes këtij sezoni. Perugia nga ana tjetër ende mund të hyjë në “play-off”.

RonaTyra

This is the Buffon moment I mentioned earlier #PerugiaParma🇮🇹 pic.twitter.com/30WcZ1YQbY

– Richard Hall (@RichHall80) April 25, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu