Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar kundër protestës për rritjen e çmimeve të zhvilluar në Tiranë përballë Kryeministrisë.
Braçe thotë se “
rruga nuk mund të bëjë politikën e taksave
” dhe se protesta është populizëm.
“
Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave?”
Ja kështu:
Folësi flet kundër tatimit të ulet të DIVIDENTIT, tatimit të KRAHUT TE PUNES dhe, berishizmi i përgjigjet:
POSHTË KOMUNIZMI! Edhe për tatim të dividentit, edhe Poshtë Komunizmi, nuk shkon!
Populizmi do rrënoj vendin!
Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave? (2)
Intelektuali: Ministrja na tha që ta blejmë bukën në këmbë jo me makinë; Ministrja harron që e blemë bukën në këmbë do lodhemi e do hamë më shumë bukë!
Ku ti gjejmë lekët ne për më shumë bukë? Hë ministre?!”-
shkruan Braçe.