Ahmetaj: 40 shkolla hapen në nëntor në territorin e Shqipërisë

0
Gjigandi

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme ka bërë një raport të punëve që po bëhen me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit që la pa shtëpi mijëra familje.

Ahmetaj ka thënë se do të nis së shpejti ndërtimi i banesave private. Ai ka shtuar se deri në fund të këtij viti do të nderohen 140 shkolla, 41 prej tyre sipas Ahmetajt do të jen gati deri në 26 nëntor të këtij viti.

“29 milion dollar ka akorduar qeveria për bonusin e qirave për këto familje. Janë investuar gati 18 miliard lekë. Deri në fund të këtij viti, janë akorduar 34 miliard lekë, pra 340 milion dollar janë edhe 250 milion dollar të tjerë, këtu nuk kam numëruar donatorët.”

“7.65 miliard lekë për banesat individuale. U mbyllën fazat e dyta për banesat. Me lote bashkia e Tiranës 250 banesa. Afati kohor i ndërtimit në maksimum shkon nga 4 deri në 5.5 muaj. do kemi mbi 1 mijë banesa gati para 31 dhjetorit. Kemi grante për bashkitë e prekura nga tërmeti. Bashkisë së Durrësit i janë akorduar. Lista është në vlerësim në bashkinë e Durrësit. Mund të shkojë deri në 33 milion dollar. Ka nxënës që presin të futen në shkollat e reja. Kisha thënë se do të mbaronte në nëntor, ndërsa një komentues me thoshte se shkolla fillon në shtator. Por kjo ka qenë rrënuar dhe nuk kemi shkop magjik. Do ta bëjmë për 6 muaj. Nesër qytetarët e Durrësit do të marrin grantin e rindërtimit 24 milion dollar. 140 shkolla do të bëhen. 40 të tilla janë gati brenda 26 nëntorit të këtij viti”

“Ka filluar infrastruktura në Fushë- Krujë, Kavajë, Bubq etj…, e kuptoj shumë mirë që një moment të vej veten tek ai qytetar që ka qenë në çadër. Do të shtyjmë proceset sa më shpejtë”

RonaTyra

“Për donatorët. Kemi KE 115 milion euro. Sot janë angazhuar 15 euro me 22 objekte arsimore. 15 mln euro që është faza e dytë dhe 50 mln euro për trashëgimin kulturore. Gjermania 11 mln euro për Arsimin janë përzgjedhur 3 shkolla. Turqia 45 mln euro, projekt i 522 banesave në Laç. Ka dalë vendimi i shpronësimit dhe kompania e tenderit në Turqi do vij për punën. Emiratet e Bashkuar për Spitallën. Zvicra 1.45 milion euro për Bashkinë Shijak dhe Kurbin. Familje morën grante. Austria 1 mln euro. Fshati austriak në Mirditë. Italia përveç kredisë ka edhe fshatin italian. Arsimi profesional do të preket. Jemi në proces negocimi për 86 mln euro kredi e butë me Italinë. Katari janë përzgjedhur 3 shkolla në Tiranë, kopshte…” tha Ahmetaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu