Çmimi i naftës dhe i benzinës ka pësuar sërish rënie pas vendimit të Bordit të Transparencës, i cili u mblodh ditën e sotme dhe reflektoi ndryshimet që u shfaqën në tregjet ndërkombëtare.
Bordi i Transparencës vendosi miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve nga dita e sotme deri në ditën kur do të mbahet mbledhja e radhës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
207 Lekë/litri për gazoilin;
193 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
219 Lekë/litri për gazoilin;
205 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.