Çuçi: Të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar

0
Çuçi: Të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar
Gjigandi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka reaguar për aksionin e përbashkët policor mes Shqipërisë dhe Kosovë në pikën kufitare të Morinës për kryerjen e veprës penale

“marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çuçi thotë se janë të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”,

ka shkruar ai.

RonaTyra

Deri në këto momente janë arrestuar mbi 20 zyrtarë policorë nga Kosova dhe sipas njoftimit të SPAK-ut numri i të arrestuarve në Shqipëri është 31 punonjës policie dhe tre të tjerë janë pezulluar nga detyra.

Ndryshe, IPK bashkë me Prokurorinë Speciale kanë njoftuar se

“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu