Bonusi i bebes konsiderohet si një ‘dhuratë simbolike’ nga qeveria, pasi nëna sjell në jetë foshnjën.
Kjo është kthyer në një traditë tashmë, ku nëna pak pasi të dalë nga spitali pajiset me çerekun së bashku me një pako me produkte kryesore të bebit.
Bonusi i bebes varijon kështu:
çdo fëmijë i parë i një çifti do të marri 8-fishin e bonusit, 400 mijë lekë.
fëmija i dytë do të marri 16-fish të bonusit,
800 mijë lekë dhe fëmija i tretë do të marrë 24-fish të bonusit, 1 milionë e 200 mijë lekë, ku si afat duhet që prindërit ta tërheqin bonusin brenda 1 viti kalendarik nga lindja e bebit.
Si informacion kryesor i dhënë për të gjithë qytetarët nga ana e qeverisë është vetëm dokumentacioni që nevojitet për tërheqjen e këtij bonusi por nuk theksohet se ky i fundit ka një datë skadence.
Pra, çfarë ndodh kur ky çek nuk tërhiqet brenda një viti?
Rezulton se nëse nëna nuk paraqitet të tërheq bonusin brenda një viti nga lindja, mundësia për të marrë lekët digjet.
Kushti i vendosur nga qeveria nuk parashikon të papriturat që mund t’i ndodhin nënës apo komplikacionet që vijnë pas lindjes, siç është depresion postpartium, gjendja e bebes mund të përkeqësohet apo nëna mund të ndodhet jashtë shtetit.
Pse duhet që qeveria të vendosë kushte lidhur me këtë ‘ndihmë ekonomike’?
Duke qenë se bonusi është universal dhe përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se vendit ku nëna vendos për ta sjellë në jetë fëmijë, qoftë në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit duhej që çeku të mos lëshohet me afat kohor, pasi të shumta kanë qenë rastet kur bashkitë kanë vonuar pagesat. Theksojmë se tre janë dokumentet që prindërit e bebeve të lindura duhet të dorëzojnë pranë Shërbimit Social Shtetëror për të bërë të mundur tërheqjen e çekut me masën e shpërblimit që ju takon.
Konkretisht, prindërit e fëmijës duhet të paraqesin pranë Shërbimit Social Shtetëror certifikatën e lindjes, certifikatën familjare, si dhe një fotokopje të mjeteve të identifikimit të të dy prindërve./Abc24.al