Zbardhet sherri në Tepelenë, arrestohet i plagosur edhe 22-vjeçari që ia kishte mbathur

0
Gjigandi

 

Është zbardhur sherri i ndodhur mes dy të rinjve në fshatin Hormovë të Tepelenës.

Sipas burimeve të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi L.I. dhe është arrestuar shtetasi E.K., 22 vjeç.

Gjithashtu edhe 22-vjeçari kishte marrë plagë nga sherri me thika, dhe fillimisht është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore.

RonaTyra

Tepelenë / Informacion Paraprak.

Rreth orës 13:00, njoftohemi se në Spitalit Rajonal Gjirokastër ka shkuar  një shtetas i plagosur me mjete të mprehta.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas veprimeve të para hetimore rezultoi se në fshatin Hormovë, Tepelenë, shtetasit L. I.,  dhe E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pas një konflikti të çastit janë goditur me njeri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur  shtetasi  L. I., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit E. K., (i cili është gjithashtu  i dëmtuar) dhe po shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për të vijuar me veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu