Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas bombardimit të spitalit të fëmijëve në Ukrainë nga ushtria ruse.
Ministrja Xhaçka dënoi këtë akt të rëndë, teksa theksoi se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.
“Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin e Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”,
u shpreh Ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.
Si pasojë e bombardimit të spitalit në qytetin e Mariupolit, shumë fëmijë dhe persona të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja.