Bëhuni gati për një natë të gjatë magjike.
The Metropolitan Museum of Art ka shpallur të enjten se bashkë-udhëheqësit e “Met Gala 2022” do të jenë Blake Lively, Ryan Reynolds, Regina King dhe Lin-Manuel Miranda.
Mbrëmja ekstravagante e modës dhe stilit do të mbahet më 2 maj, ku do të mirëpriten figurat më të njohura në Hollywood dhe në botën e modës.
Blake Lively dhe Ryan Reynolds (Foto: Film Magic)
Miranda ishte e përzgjedhur të bashkë-prezantonte në “Met Gala” të vitit 2020, por që ishte anuluar për shkak të pandemisë.
Lively, Reynolds dhe King kanë qenë pjesë e mbrëmjeve të “Met Gala” shpesh herë, ndërkohë e para nga këta ka shkëlqyer me dukjen marramendëse në tepihun e kuq ndër vite, duke përfshirë dhe fustanin bordo nga ‘Versace’ në vitin 2018.
Tema e këtij viti është “In America: An Anthropology of Fashion” që përkojnë me ekspozitat e muzeut me emër të njëjtë, kështu që prisni yjet të shfaqen të veshur me disa prej kreatorëve amerikanë.
Lin-Manuel Miranda (Foto: Film Magic)
Derisa “Met Gala” e vitit 2021 ishte shtyrë deri në shtator për shkak situatës me COVID-19, nuk kanë munguar dukjet ikonike si ai i Kim Kardashian që është i vështirë të harrohet.
Vetëm disa muaj më vonë, ne do të shpërblehemi me një Gala të radhës, eventi i së cilës tani do të mbahet të hënën e parë të muajit maj, ashtu siç është mbajtur gjithmonë.
/abc24.al/
Blake Lively (Foto: Jackson Lee)