Biskota të shëndetshme nga bananet dhe lajthitë

0
Biskota të shëndetshme nga bananet dhe lajthitë
Gjigandi

Biskota më të mira të cilat mund t’ia jepni edhe fëmijëve janë ato të cilat i gatuani vetë nga përbërësit e zgjedhur.

Përbërësit:

– 100 g miell integral,
– 85 g lajthi të bluara,
– 85 gramë kokrra të thërrmuara tërshëre,
– 70 g mjaltë,
– 2 lugë kakao,
– 1 banane të pjekur,
– 1 të bardhë të vezës,
– 4-5 lugë lëng portokalli,
– 1 lugë e vogël sodë buke,
– 2 lugë ujë të nxehtë.

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 180 gradë celsius, përzieni miellin, lajthitë dhe grimcat e kokrrave të tërshërës.

RonaTyra

Shtypni bananen, shtoni një lugë mjaltë, të bardhët e vezës dhe lëngun e portokallit.

Treteni sodën e bukës në 2 lugë ujë të nxehtë dhe shtojani bananes së shtypur.

Shtoni përbërësit e njomë dhe të thatë dhe përzieni derisa të përftoni tretje të njëtrajtshme.

Me lugë nxirrni tretjen dhe bëni topa të mëdhenj dhe vendosni në tepsi të cilën e keni mbështjellë me letër për pjekje dhe shtypni pak që të sheshohen.

Piqni në furrën e nxehtë 10 – 15 minuta, transmeton abc24.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu