Bill Gates optimist për të ardhmen; Të lindurit brenda 2 dekadave, më shumë cilësi jete

0
Gjigandi

Bill Gates parashikon se e ardhmja e njerëzimit në 20 vitet e ardhshme do të jetë më e mirë.

Duke marrë parasysh sfidat me të cilat mund të përballen brezat e rinj, Gates beson se kushdo i lindur brenda dy dekadave të ardhshme do të jetojë më mirë se ata që kanë lindur në vitet e mëparshme.

Në një intervistë në Institutin Loëy, në Australi, Gates tha: “Unë jam ende shumë optimist dhe mendoj se do të ishte shumë më mirë të lindja në 20, 40 ose 60 vitet e ardhshme sesa në çdo kohë tjetër nga e kaluara”.

Pandemia COVID-19 që e futi botën në ngërç, dështimet e qeverive për të përmbushur qëllimet e deklaruara për të adresuar ndryshimet klimatike apo konflikti në Ukrainë, që indirekt ndikon në pjesën tjetër të planetit, e bëjnë Bill Gates që të mendojë se kohët më të mira nuk kanë ardhur ende. Por, jo të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë. Një sondazh i Gallup në SHBA zbuloi se vetëm 42% e amerikanëve besojnë se të rinjtë e sotëm do të kenë një standard jetese më të mirë se prindërit e tyre.

Një nga arsyet kryesore që Gates beson se njerëzit do të jetojnë më mirë në të ardhmen janë përparimet që janë bërë në shëndetin publik, ku normat e vdekshmërisë nën 5 vjeç janë ulur dhe në përparimet teknologjike që jo vetëm na çojnë më afër njerëzve tanë të dashur edhe kur jemi me kilometra larg, por gjithashtu i lejojnë punëtorët të kenë një shtrirje më të madhe në mbarë botën.

RonaTyra

Ka gjithnjë e më pak njerëz analfabetë në botë dhe “ka shumë mjete për të nxitur inovacionin tonë”, tha Gates, i cili nënvizoi se kushtet e jetesës tashmë janë përmirësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu