Pamje dramatike nga Ukraina, vajza del mbi rrënojat e pallatit

0
Gjigandi

Pamje dramatike janë bërë virale në internet të një 23-vjeçare ukrainase, e cila duket mbi rrënojat e një pallati në qytetin e Dnipros, që u rrafshua nga raketat ruse mbrëmjen e së shtunës.

Anastasia Shvets sapo kishte ngrënë darkën së bashku me prindërit e saj dhe shkoi në tualetin e apartamentit në katin e pestë përpara se pallati të goditej nga raketat ruse. Për fatin e saj të mirë, ajo arriti t’i mbijetonte shembjes së pallatit, madje doli edhe mbi rrënoja.

Vajza u dërgua në spital me plagë në kokë dhe gjymtyrë, ndërsa fati i prindërve të saj ende nuk dihet. Pak javë më parë, Anastasia Shvets humbi dhe bashkëshortin e saj, i cili u vra në luftë.

Sipas autoriteteve ukrainase të paktën 24 persona janë vrarë nga bombat dhe raketat ruse të shtunën, mes të cilëve dhe një vajzë 15 vjeçare. Me dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen në spital për ndihmë më të specializuar.

Dëmet në bllokun e pallateve ku ranë bombat janë tepër të mëdha dhe të paktën 70 apartamente janë të pabanueshme.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu