Ngrihet tjetër barrikadë në Mitrovicën e Veriut, Vuçiç urdhëron rritjen e gatishmërisë luftarake të policisë serbe

0
Gjigandi

Një tjetër barrikadë është vendosur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës. Sipas mediave të Kosovës, një barrikadë e re prej tre kamionësh është vendosur në mëngjesin e së martës pranë një udhëkryqi afër shkollës teknike të qytetit.

Barrikada e re ua pamundëson lëvizjen e lirë në qytet banorëve të kësaj zone. Deri më tani sipa raportimeve kanë qenë 9 barrikada të vendosura në rrugët magjistrale.

Ndërkohë që, presidenti serb, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu