Ndonëse reshjet e shiut që kanë përshirë vendin mëngjesin e kësaj të marte kanë qenë të imta dhe kanë rënë për vetëm pak minuta, disa rrugë në qytetin e Durrësit janë përmbytur plotësisht. Sasia e ujit në rrugë e ka vështirësuar qarkullimin e makinave dhe të kalimtarëve. Shkak për përmbytjen e disa prej rrugëve kryesore, dyshohet se është bërë bllokimi i kanalizimeve.
Një prej rrugëve më të përmbytura është ajo e Mujo Ulqinakut.