Beyonce zgjedh stilisten shqiptare për videoklipin e saj

0
Gjigandi

Gjithmonë e më shumë, Beyonce po shfaqet si një dashamirëse e bindur e stilistëve shqiptare.

Queen B ka zgjedhur disa herë krijime të Valdrin Sahitit, e së fundi, ka preferuar sërish një bashkëkombasen tonë për ta veshur në njërin prej eventeve më të rëndësishme të saj.

Këngëtarja me famë botërore ka piketuar për këtë rast stilisten nga Prizreni, Lena Berisha.

Diva vendosi të mbante në trup një fustan të jashtëzakonshëm nga Berisha për videoklipin e fundit të realizuar për ‘Tiffany & Co’, “kryefjala” e të cilit ishte shkëlqimi.

Lena Berisha ka tërhequr vëmendjen e disa artistëve me emër duke përfshirë Cardi B apo dhe një tjetër shqiptare të famshme, Bebe Rexhën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu