Betim Kastrati u gjet i pajetë brenda makinës/Kolegët të shokuar nuk e besojnë versionin e policisë

0
Betim Kastrati u gjet i pajetë brenda makinës/Kolegët të shokuar nuk e besojnë versionin e policisë
Gjigandi

Një 38-vjeçar banues në Tiranë u gjet i pajetë brenda makinës së tij në Fier, në rrethana ende të pasqaruara mirë, ndërsa Policia lokale tha se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Betim Kastrati, babai i dy fëmijëve, u gjet i vdekur në automjetin e tij tip “Volvo”, me targa “AB 550 AI”, ndërsa në kokë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit e llojit pistoletë.

Automjeti që drejtonte ishte parkuar në mënyrë të rregullt anës rrugës. Policia e Fierit e konsideroi ngjarjen si vetëvrasje dhe se kjo kishte ardhur nga arsyet e depresionit.

“Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip ‘Volvo’, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B. K., 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje, dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në reagimin zyrtar.

RonaTyra

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ÇFARË THONË KOLEGËT

Versioni i Policisë për vetëvrasjen e 38-vjeçarit duket i pabesueshëm për kolegët e tij, të cilët kanë deklaruar se Kastrati, me origjinë nga Hasi dhe banues në zonën e Valiasit në Tiranë, nuk kishte shfaqur probleme që mund të çonin në vetëvrasjen e tij. Ata shprehen të shokuar për ngjarjen e rëndë në familjen Kastrati.

Betim Kastrati punonte pranë portit të Durrësit si shofer personal i drejtorit të këtij institucioni portual, Pirro Vengu. Mjeti në fjalë që përdorte viktima jashtë orarit të punës kishte ardhur në portin e Durrësit nga një tjetër institucion shtetëror në Tiranë.

PROBLEMET NË FAMILJE 

Betim Kastrati, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit që drejtonte në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës në Fier, thuhet se kishte probleme familjare, çka mund ta kenë shtyrë të ndërmerrte aktin ekstrem.

Mësohet se 38-vjeçari kishte konflikte të herëpashershme me bashkëshorten e tij, me të cilën ishte divorcuar. Për këtë arsye, Gjykata kishte lëshuar një urdhër mbrojtje ndaj saj. Betim Kastrati akuzohej për dhunë në familje.

Mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Sipas burimeve, kohët e fundit ai ka shfaqur shenja të depresionit, çka dyshohet edhe të jetë bërë shkak për veprimin e rëndë që ai ka ndërmarrë, duke i dhënë fund jetës.

Fillimisht ngjarja u dyshua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas Policisë, Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit. Kohët e fundit thuhet se babai i dy fëmijëve ishte person i tërhequr nga njerëzit.

Mbetet mister fakti se pse ai shkoi nga Tirana në Fier për të kryer aktin e rëndë, ndërsa nuk dihet ende se kush ishin personat që takoi së fundmi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu