Treguesi i besimit në ekonomi i matur nga Banka e Shqipërisë vazhdon rënien për të dytin muaj radhazi në shkurt, i ndikuar nga rënia e besimit në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Sipas raportit të BSH-së, treguesi i besimit ka pësuar një rënie me 1.9 pikë për qind gjatë muajin shkurt, duke ngelur megjithatë sipër mesatares afatgjatë.
Gjithashtu, treguesi i besimit ka parë rënie me 1.7 për qind edhe një muaj më parë.
Treguesi i besimit të industrisë regjistroi një rënie të lehtë me 0.1 pikë përqindje në shkurt, krahasuar me një muaj më parë, ndërsa besimi në ndërtim u ul me 3.9 pikë përqindje, por duke mbetur në nivel të lartë, mbi mesataren historike.
Gjithashtu, treguesi i besimit në shërbime shënoi rënie krahasuar me muajin e kaluar. Rënia e tij me 2.2 pikë përqindje në muajin shkurt u ndikua kryesisht nga vlerësime më pak pozitive për kërkesën për shërbime.
Ndërkohë, treguesi i besimit në tregti shënoi rënie me 4.8 pikë përqindje në muajin shkurt, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më pesimiste të bizneseve të tregtisë për ecurinë aktuale të biznesit të tyre.
Bie dhe besimi konsumator me 0.7 pikë përqindje në muajin shkurt, duke rënë poshtë mesatares historike.
“Kjo rënie reflektoi vlerësimin më pesimist të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për situatën e tyre financiare dhe për situatën e përgjithshme ekonomike në vend”,
ka shtuar banka.
Rritjes së çmimeve e ndikuar edhe nga lufta në Ukraine ka filluar të ndihet gjithnjë e më shumë dhe po ndikon ndjeshëm edhe treguesit e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve.