Berlini dhe Parisi përshpejtojnë hapat në dialogun Kosovë-Serbi, ja ku pritet takimi

0
Gjigandi

Ndërsa të gjithë presin me kureshtje se ç’do të dalë nga takimi mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Berlini dhe Parisi organizojnë një takim tjetër mes Kosovës dhe Prishtinës.

Formati është përcaktuar pak a shumë qysh në konferencën e Berlinit, në prill 2019 dhe është në vazhdën e përpjekjeve serioze që po bën kancelarja Merkel dhe Presidenti francez Macron për ta mbajtur nën udhëheqjen e BE dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Takim në korrik në Paris
Pra, sipas burimeve të DW, ftesë do t’u bëhet ndër te tjera si kryeministrit Hoti ashtu edhe presidentit Thaçi, dhe homologëve të tyre serbë. Takimi i nivelit të lartë do të jetë real, jo virtual. Dhe pritet të bëhet qysh në javën e dytë të korrikut. Kjo konferencë qe planifikuar të bëhej qysh një vit më parë, po në korrik, kur e Ngarkuara e Komisionit të BE-për Politikën e Jashtme ishte Federica Mogherini. Tani kemi një komision të ri, dhe një të ngarkuar të ri për bisedimet, pra, Miroslav Lajçak, i cili gëzon besimin e plotë si të Francës ashtu edhe të Berlinit.
Marrëveshje e re mbi një projekt të vjetër
Edhe nesër pritet të ketë një takim mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Mund të duket si garë mes Lajçakut dhe Grenellit. Por vëzhguesit në Gjermani janë të bindur se kjo garë ka të bëjë më tepër me  shpejtësinë e bisedimeve sesa me përmbajtjen.  Burime diplomatike nga Berlini presin që edhe ky takim  të përfundojë si ato të mëparshmit, me një “letër” të re “of intend”, këtë radhë për një projekt të vjetër: Mini-Schengenin.
Por pyetja që shtrohet është se përse nxiton presidenti amerikan të merret me këtë? Në një koment në Frankfurter Allgemeine Zeitung, korrespondenti i kësaj gazete për Ballkanin, Michael Martens, shpreh shqetësimin se presidenti amerikan Donald Trump mund ta përdorë këtë zgjidhje në kuadër të bisedimeve në Uashington, të cilat ai i paraqet si “bisedime për paqen”, si justifikim për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
BE nuk bën dot pa SHBA
Në qarqet qeveritare dhe diplomatike nga Berlini ky nuk është një skenar i dëshiruar. Edhe, pse nga njëra anë, ndoshta largimi i SHBA nga BE-ja mund t’i sillte qetësi Brukselit që të merrej më qetë me dy vendet, që dëshiron t’i anëtarësojë në  BE. Por nga ana tjetër, edhe Berlini, edhe Parisi e dinë shumë mirë, se pa SHBA-të ata nuk duan, dhe nuk mund të arrijnë kurrë një paqe të qëndrueshme në rajon. Prandaj edhe takimi i nesërm në Bruksel dhe i, pas gjase, 10 korrikut në Paris pritet të jetë më tepër për të mbështetur procesin afatgjatë të gjetjes së gjuhës së përbashkët mes dy vendeve, konflikti mes të cilave ekziston prej më shumë se 100 vjet-ësh./DW/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu