Berisha: Raporti i DASh-it është shqetësues

0
Berisha: Raporti i DASh-it është shqetësues
Gjigandi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në të cilin thuhet se gazetarët në Kosovë hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga Qeveria dhe institucionet publike.

Kastriot Berisha, monitorues i proceseve gjyqësore, ka thënë që raporti i DASh-it është alarmant dhe shqetësues.

Berisha deklaroi që sulmet ndaj gazetarëve janë shkelje e lirisë së mediave.

“Raporti i DASh-it është alarmant dhe shqetësues, duke pasë parasysh që sulmet e gazetarëve janë në njëfarë forme shkelje e lirisë së mediave dhe trajtimi i këtyre rasteve edhe nga sistemi gjyqësor, ka pasë ngecje të vazhdueshme”.

“Kjo duke pasë parasysh që vetëm në vitin 2021, ka pasë 26 raste të raportuara, në 4 vitet  e fundit Sistemi Prokurorial ka pasë vetëm 18 aktakuza në raste të sulmeve ndaj gazetarëve, që tregon një diskrepancë të madhe në zgjidhjen e këtyre rasteve, nga ana e sistemit të drejtësisë”.

RonaTyra

“Alarmante është fakti që prej 18 këtyre aktakuzave vetëm tri janë zgjedhur, pra në vetëm tri raste ka pasë aktgjykime dënuese të cilat kanë qenë të buta, duke e pasë parasysh rolin e gazetarisë në shoqëri”,

tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu