Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kërkuar nga ekzekutivi që me urgjencë të dërgojë ndihma në Ukrainë.
“Mbështes çdo vendim të qeverisë që lidhet me aleancën e Atlantikut, sikundër mbështetjen e vendimeve të BE për Ukrainën, por shpreh keqardhjen time që qeveria shqiptare deri në këtë moment s’ka dhënë ndihmë konkrete veç ndihmës politike të përputhura plotësisht me SHBA e NATO-n. Në çdo rrethanë ngarkesa me fishekë me predha e mortaja me uniforma mund të dërgohen. Shqipëria ka mundësitë e veta për të përballuar agresionin barbar të Rusisë
“.
Nga Durrësi ku vijoi fushatën elektorale, Berisha foli me shqetësim edhe për qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë, duke e cilësuar atë kërcënim dhe rrezik për paqen në Ballkanin Perëndimor.
“Serbia ‘de facto’ është e rreshtuar në anën e Rusisë. Do të theksojmë këtu se ky qëndrim i Serbisë përbën një ndarje të qartë, përfundimtare, politike, të këtij vendi nga rrjedhje e përgjithshme euroatlantike dhe në çdo rrethanë ajo është një aleat potencial për veprime destabilizuese në rajon”,
ka thënë Berisha.