Në shenjë solidarizimi me Ukrainën, koleksioni i Giorgio Armanit prezantohet në heshtje në Javën …

0
Në shenjë solidarizimi me Ukrainën, koleksioni i Giorgio Armanit prezantohet në heshtje në Javën …
Gjigandi

Shfaqjet e modës në përgjithësi mund të zgjasin vetëm një mesatare prej pesëmbëdhjetë minutash, por kërkojnë përgatitje dhe planifikim të madh, nga prapaskenat e deri te sfilatat në pasarela.

Giorgio Armani për prezantimin e tij në pasarelë ‘AW22’ zgjodhi të braktiste muzikën dhe të shfaqte koleksionin e tij në heshtje të plotë.

Përderisa modelet zakonisht ecin në pistë me një kolonë zanore të kuruar, Armani donte të përcillte solidaritet me Ukrainën, duke pasur fuqinë e heshtjes të flasë vetë.

Kompania bëri një njoftim në rrjete sociale se nuk do të kishte muzikë, efekte zanore apo drita speciale për të zbukuruar koleksionin e tij të veshjeve.

RonaTyra

Krijuesi 87-vjeçar tha se gjesti është menduar si një “simbol respekti për të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje tragjike. Mesazhi më i mirë që mund të përcjellim tani është se nuk duam të festojmë asgjë, sepse ajo që po ndodh është shumë shqetësuese”.

Milano Fashion Week duhet theksuar se filloi më 22 shkurt dhe ishte paraparë të përfundonte në fund të këtij muaji.

/abc24.al/

Giorgio Armani (Foto: Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu