Berisha: PD dështoi të rrëzojë nga pushteti Ramën! Rruga e vetme protestat e pandalshme.

0
90
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Ilva Now pranoi se propozimi i tij një vit më parë që PD të linte mandatin me qëllim që të rrëzonte kryeministrin Edi Rama kishte dështuar, pasi PD nuk kishte arritur as ta rrëzonte Ramën dhe as të pengonte zgjedhjet.

Ai e veçoi veten nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha tek e cila siç tha nuk imponohet pasi mendimet e veta i shpreh si qytetar i thjeshtë.

“Atëherë kam thënë këtë që ose duhet rrëzohet ose pastaj do jetë një gjë shumë e dëmshme për PD.

“PD nuk arriti ta rrëzojë Edi Ramën, nuk arriti të pengojë zgjedhjet. Nëse PD do të rrëzonte Edi Ramën do t’i bënte shërbimin më te jashtëzakonshme vendit, nëse do të bllokonte zgjedhjet gjithashtu. Nuk i bëri këto, por PD është në betejë e sipër. Unë atë që kam thënë dhe them është se çdo ditë pa protesta është ditë e humbur. Ky njeri, ky shkatërrues i vendit, Shqipëria po shkatërrohet”, – tha Berisha.

Ish-kryeministri sheh si rrugë të vetme për largimin e kryeministrit protesta të vazhdueshme, duke bërë rezistencë me ditë të tëra derisa kreu i qeverisë të largohet nga zyra për të kërkuar siç tha, azil politik tek presidenti Vuçiç.

“Kur të vendosin 3-4 mijë shqiptarë që ta rrëzojnë Edi Rama, ai ja mbath jo në Surrel, por ka mundësi në shkretëtirat e Anadollit të gjejë ndonjë qoshe, ku të fusë kokën. i pari që ikën

Ka dy mënyra, ka një mënyrë që të vijë të bëhet një shoë i madh i madh në Tiranë dhe kjo nuk është keq, ka por ka edhe një mënyrë tjetër, që tani ne do rrimë këtu dhe ti në atë zyrë nuk hyn më pa i hapur rrugë zgjedhje të vendit. Atëherë Edi Rama ikën për azil politik ose te Vuçiçi ose në ndonjë vend tjetër se e ka bërë gati atje te Vuçiçi për t’i dhënë strehim politik. Edi Rama po bëhet gati për ‘via’, do t’ja mbathi, Edi Rama është frikacak”, – tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu