Berisha non-grata/ “SHBA nuk merret me llafe shteti” Zekthi debat me Lubonjën: Më trego çfarë informacionesh ke?

0
Gjigandi

Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24 analisti Fitim Zekthi është shprehur se Shpallja e Sali Berishës non-grata nuk është një konspiracion, por është bërë nga informacione që janë mbledhur nga struktura të besueshme amerikane.

Në debat është përfshirë edhe analisti Lubonja, ku e ka pyetur se përse këto institucione nuk kanë vepruar dhe për politikanë të tjerë në vend (duke përmendur Ramën) por kanë vepruar vetëm për Berishën.

Pjesë nga debati:

Zekthi: Berisha thotë se këtë e ka bërë një konspiracion ndërkombëtar, e kam çuar çështjen në Paris dhe Parisi do vendosë. Diskuri që përdor Berishës është i padrejtë dhe nuk përdor asnjë fakt. Berisha thotë jam pro-amerikan, s’kemi prish asgjë, është marrëdhënie personale, është ambasadore sovjetike…

Lubonja: Ke bërë investigim se kush i çoi ato dhënat e PD atje?

RonaTyra

Zekthi: E kam bërë

Lubonja: Ca të ka dalë?

Zekthi: Më ka dalë që vendimet që merr sekretari amerikan i shtetit nuk merren nga llafe shteti

Lubonja: Nga kush? Hë mo, nga kush?

Zekthi: Sekretari i shtetit kur merr vendim për non-grata e merr nga informacione që vijnë nga FBI, etj… ky është informacioni, ju s’keni asnjë informacion që është konspiracion. S’bëj komplote kundër Berishës

Lubonja: Unë kam dhe informacione nëse do ti, por pyetja që bëj unë është që, je nga ata që beson se Rama është i korruptuar? Që ka vjedhur votat?

Zekthi: Absolutisht po

Lubonja: Pse këta që përmende nuk shohin këtë, por shohin atë që ndodh para 8 vitesh?

Zekthi: E shoh unë këtë, mbase e bëjnë më vonë, se di… por them se është e besueshme që konspiracionin s’ka arsye për ta marrë të mirëqenë. Unë e kam me të pavërtetën

Lubonja: Mirë mo mirë, po s’na the të vërtetën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu