Ish-kryeministri Sali Berisha tha se 6 Marsi tregoi se cila është opozita e vërtetë.
Në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, ai u shpreh se demokratët votuan për Partinë e vërtetë Demokratike.
“
Unë mendoj se zgjedhjet e 6 Marsit nxorën në dritën e diellit se Shtëpia e Lirisë në të cilën PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Më 6 Mars 70% e popullit opozitar, votoi për Shtëpinë e Lirisë, Partinë e vërtetë Demokratike.
Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme të 6 Marsit. Qytetarët shqiptarë që i dhanë përgjigje të merituar Edi Ramës, i treguan se lojë me peng opozitë ata nuk e pranojnë, por e hodhën në kosh të plehrave. Ftoj çdo demokrat që të lexojë mesazhin e datës 6 Mars, dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e ardhshm
e”.