Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të kandidatojë më 22 mars për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Në një konferencë për mediat, Berisha njoftoi se 6 marsi u bë shkak për rikthimin e tij.
“Unë do të garoj për kreun e PD, por duke garantuar çdo personalitet që hyn në garë kushte të barabarta teknike, materiale dhe të gjithanshme dhe duke garantuar demokratët që do të pranojë rezultatet e tyre pa asnjë koment.
Rikthimi ka ndodhur më 6 mars, ai nuk zhbëhet më, përveçse me votën e qytetarëve shqiptarë. Ajo votë është rikthimi i Sali Berishës.”