Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se zgjedhjet vendore të 6 marsit do të çelin dyert për zgjedhje të parakohshme.
Në fjalën e tij në takimin me qytetarët e Rrogozhinës, Berisha tha Edi Rama duhet larguar nga pushteti pasi sipas tij e ka përdorur postin e tij jo për t’iu shërbyer qytetarëve por për t’u pasuruar.
Sali Berisha: Vota juaj me 6 mars është gjithashtu një thirrje e fuqishme shprese, mesazh shprese për mbarë shqiptarët, kudo që ndodhen.
Është një mesazh shprese i cili çel dyert për zgjedhje të parakohshme. Për zgjedhje të parakohshme, largimin me votën e lirë të Edi Ramës, i cili është faktuar një qeveritar i babzitur, që ka përdorur pushtetin jo për t’ju shërbyer ju, por për t’u pasuruar vetë dhe zyrtarë të tij.