​Cakaj: Koalicioni i Luginës së Bashkuar është pajtuar për ndarjen e përgjegjësive

0
Gjigandi

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur edhe ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar.

Sipas tij, ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu