Berat/ Nëna denoncon në polici zhdukjen e të birit 33-vjeçar: U largua nga banesa…

0
Gjigandi

Një 33-vjeçar nga Berati është denoncuar i zhdukur nga nëna e tij në polici. Ai rezulton i humbur prej 9 ditësh. Sokol Ago është larguar nga banesa mesditën e 15 shkurtit dhe nuk është kthyer më. I riu rezulton konsumues i rregullt i dograve të forta.

“Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja H. A., 62 vjeçe, banuese në Berat, se nga data 15.02.2023, është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi S. A., 32 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Ago ditën që u largua nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi meshinë dhe këpucë të zeza, ndërsa celularin e ka lënë në shtëpi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu