Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Meta.
Sipas Idajet Beqirit anëtarët e gjykatës kushtetuese nuk janë në nivelin e duhur profesional për të qenë aty. Idajet Beqiri shprehet se edhe pse Vitore Tushe është e aftë profesionalisht, është njeri i Metës.
Sipas Idajet Beqirit, vetëm Altin Binaj është i vetmi anëtar i Gjykatës Kushtetuese me integritet të lartë profesional.
“I vetmi që ka qenë kundër aty është Altin Binaj, pasi është jurist që nuk pranon të vihet në rresht. Zonja Tushe është profesionalisht lart, por është lidhur me politikën, ajo ka mbi shpinë Ilir Metën. Meta e ka mbajtur në detyrë aty ku është, madje donte ta bënte edhe kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por nuk pranoi mazhoranca. Vitore Tushe ka krijuar marrëdhënie familjare me familjen Meta. Ndërsa anëtarët e tjerë nuk janë në nivelin profesional për të qenë anëtarë të gjykatës kushtetuese”,
u shpreh avokati Idajet Beqiri i ftuar në Shqip.