Ben Andoni “parashikon të keqen” e Partisë Socialiste

0
Ben Andoni “parashikon të keqen” e Partisë Socialiste
Gjigandi

Analisti Ben Andoni dhe publiku ka një pritshmëri shumë më të lartë nga SPAK sesa nga puna që po bën kjo e fundit.

Teksa ka komentuar deklaratën e Edi Ramës ditën e sotme, Andoni tha se probleme me drejtësinë nuk ka vetëm pozita por edhe ata të opozitës duke mos përmendur emra.

Ai tha gjatë një interviste televizive se Rama shprehu shqetësimin për gjyqtarët që i kanë shpëtuar drejtësisë, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë i ka larë duar për njerëzit që e rrethojnë.

Ben Andoni: Ka një lloj shpërpjestimi përsa i përket punës që po bën SPAK, dhe përsa i përket pritshmërive që ka publiku. Pjesa e cila ka problem me drejtësinë shqiptare, nuk është vetëm pjesa që e drejton prej 9 vitesh, por është e pjesa tjetër e cila peshën kryesore e ka prej drejtimit të PD. Kjo ishte mënyra sot që të gjithë mllefin e nxori për organet e reja të SPAK.

Rama sot përmendi diçka që publiku ka kohë që e pret. Qëndron si shqetësim ajo që një pjesë e madhe e gjyqtarëve, prokurorëve kanë dalë nga sistemi, kanë dalë shumë të pasur që nuk justifikojnë pasurinë dhe nuk kanë asnjë pasojë.

RonaTyra

Sistemi i drejtësisë është sistem i pavarur dhe sistemit të drejtësisë, vërtetë mund t’i apelosh por nuk mund t’i kërkosh. Rama i ka larë duart me të gjithë njerëzit përreth tij, duke u thënë që t’i mbajnë vetë përgjegjësitë.

Ai tha që PS ka filluar të bëjë opozitën, ndërsa shtoi se kjo parti ka probleme të shumta brenda partisë.

Ben Andoni: Duam apo nuk duam ne, PS ka filluar të bëjë opozitën pak në mënyrë cinike nëpërmjet kryeministrit të vendit që hera herës trajton problematika. Kriza e PD duket krizë e gjatë, por mos dyshoni se një krizë e tillë do jetë edhe te PS. Sot u pa ai reagimi jo aq kortezial i ministrit të Brendshëm ndaj ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja. Nga ana tjetër ai shqetësimi shumë i madh që ngriti Braçe.  Socialistët po tregojnë se kanë probleme brenda vetes, por po mundohen të shuajnë ato zërat e veçantë sepse u duhet të fitojnë pikë për interesat e tyre.

Përsa i përket legalizimit të kanabisit Andoni tha fillimisht duhet të pyeteshin grupet e interesit ndërsa ka theksuar se vendimet e Ramës nuk diskutohen nga kabineti.

Ben Andoni: Mendoj se duhej kohë për legalizimin e kanabisit, duhet  të pyeteshin grupet e interesit. Unë shikoj që nëse diçka vendoset nga Rama,  ai kabinet është gati të pranojë gjithçka që thotë Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu